PRIZRENI ME RAJON

Tentoi të fuste 1.2 ton naftë kontrabandë nga Kosova, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Tentoi të fuste 1.2 ton naftë kontrabandë nga Kosova, arrestohet 39-vjeçari në Kukës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2025, 11:48

Është arrestuar një 39-vjeçar nga Kukësi pasi tentoi të kontrabandojë rreth 1.2 tonë naftë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën.

Rasti u zbulua pas kontrollit të bërë nga shërbimet e policisë kufitare në rrugën Pakisht-Kukës, ku u ndalua automjeti.

“Pas kontrollit në brendësi të furgonit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika