PRIZRENI ME RAJON

Temperaturat në Prizren arrijnë deri në 20 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme

Temperaturat në Prizren arrijnë deri në 20 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 17:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të enjten se mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë së premtes dhe së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 15-20 gradë, thuhet sipas IHMK-së.

Të shtunën parashihet të ketë luhatje në parametrat meteorologjik, duke krijuar mundësi për riga shiu.

“Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika