LAJME

Telefonata që emocionoi Vetëvendosjen, Rexhep Selimi në lidhje direkte nga Haga

Telefonata që emocionoi Vetëvendosjen, Rexhep Selimi në lidhje direkte nga Haga
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2020, 11:09

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.Një ditë pas paraqitjes dinjitoze në Gjykatën Speciale, “10-shi” ka telefonuar në Kosovë, gjë që ka sjellur atmosferë, por edhe emocionon tek zyrtarët e partisë.

“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij.

10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit” thuhet në njoftimin e Rrustemi, ku shihet momenti ekzaltues i stafit në lidhjen direkte me Rexhep Selimin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika