LAJME

Kurti dhe Nikçi diskutojnë për mbrojtjen e aseteve shtetërore dhe të ardhmen e AKP-së

Kurti dhe Nikçi diskutojnë për mbrojtjen e aseteve shtetërore dhe të ardhmen e AKP-së
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Hekuran Nikçi, me të cilin ka diskutuar për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas njoftimit, vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Serbi, çështjeve të pazgjidhura pronësore dhe moszbatimit të plotë të Marrëveshjes për Kadastrin të vitit 2011.

Gjatë takimit u diskutua edhe për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe institucionale për përmbylljen e mandatit të AKP-së dhe bartjen e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Kosovës.

Kurti theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pasurisë publike, zgjidhjes së çështjeve të hapura pronësore dhe avancimit të reformave për një administrim transparent dhe në interes të qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika