Zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva evropiane e Kosovës kanë qenë ndër temat e diskutimit në takimin ndërmjet kryediplomatëve të Kosovës dhe Norvegjisë, Glauk Konjufca dhe Espen Barth Eide.
Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës u diskutua për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.
Ky takim u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë në kryeqytetin polak.





