Në fshatin Romajë të Prizrenit kanë nisur punimet për vendosjen e gypave, me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së ujit dhe parandalimit të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe shtëpive përreth.
Sipas Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, këto ndërhyrje synojnë mbrojtjen e pronave të banorëve dhe tokave bujqësore, veçanërisht gjatë reshjeve të mëdha.





