LAJME

Erdogan: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Erdogan: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 14:32

Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij të urimit për presidenten e re të Kosovës, Justina Shirola-Pula, me rastin e marrjes së detyrës.

Siç është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes, Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Shiroka-Pulës urime duke shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të saj.

“Kam besim të plotë se bashkëpunimi ynë shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme. Nuk kam dyshim se kontributi i këtij bashkëpunimi në stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Shkëlqesisë Suaj”, thuhet në letrën e urimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika