LAJME

Aksion në orët e hershme të mëngjesit në tregun e Prizrenit, FPSRK kontrollon shitjen e peshkut

Aksion në orët e hershme të mëngjesit në tregun e Prizrenit, FPSRK kontrollon shitjen e peshkut
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 09:11

Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar mëngjesin e sotëm, më 14 tetor, një aksion kontrollues në tregun e Prizrenit, me qëllim parandalimin e shitjes së paautorizuar të peshkut dhe shkeljeve të ligjit për peshkim.

Sipas njoftimit të FPSRK-së, kontrollet janë realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa aksione të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në tregjet e tjera të Kosovës.

Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka theksuar se kontrollet synojnë mbrojtjen e pasurive ujore dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

Nga FPSRK kanë paralajmëruar se çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Në njoftim nuk janë dhënë hollësi nëse gjatë kontrollit të sotëm janë konstatuar shkelje apo janë ndërmarrë masa ndaj ndonjë personi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika