Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve doganore në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës të martën, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë evidentuar parregullsi në lidhje me përfundimin e procedurave doganore.
Sipas njoftimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe harmonizimit të tij me gjendjen faktike, zyrtari doganor ka konstatuar se subjekti nuk i kishte përfunduar procedurat doganore dhe kishte tentuar të largohej nga mbikëqyrja doganore.
“Veprimi i tillë, në varësi të rrethanave të rastit, mund të përbëjë kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, për të cilën ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.” – thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kundërvajtjeve doganore, mbikëqyrjen efektive të mallrave dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së interesave financiare dhe garantimit të konkurrencës së drejtë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.