LAJME

Avokati i Popullit në Shqipëri reagon për protestën: Çdo qytetar që beson se i janë shkelur të drejtat, të na drejtohet me ankesë individuale

Avokati i Popullit në Shqipëri reagon për protestën: Çdo qytetar që beson se i janë shkelur të drejtat, të na drejtohet me ankesë individuale
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 10:52

Avokati i Popullit në Shqipëri ka reaguar pas protestës së djeshme në Tiranë, ku si pasojë e lëndimeve gjithsej 27 persona kanë marrë trajtim në Tiranë, përfshirë punonjës të policisë, protestues, gazetarë, kalimtarë të rastit dhe një diplomat i huaj.

Ky institucion, ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme.

“Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Në këtë komunikatë thuhet që grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar.

Ndërkohë, bëhet me dije që po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

“Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale”, deklaron ky institucion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika