LAJME

Shpallet konkursi për Avokatin e Popullit

Shpallet konkursi për Avokatin e Popullit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 11:45

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione me kërkesë të kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiut, e ka shpallur konkursin për Avokatin e Popullit.

Pro shpalljes së këtij konkursi ishin shtatë anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Po ashtu, në këtë komision, deputetja e VV-së, Adelina Tërshani, e ngriti si çështje edhe vrasjet e fundit, me theks vrasjet e grave.

Ajo u bëri thirrje institucioneve për zbatim të ligjit që jo vetëm të reagojnë pas rasteve të caktuara por të ndihmojnë në parandalimin e këtyre vrasjeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika