Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore të njeriut në Zhabar të Mitrovicës, ndërsa dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës.
Gjenden mbetje eshtërore të njeriut në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri gjatë luftës

Policia njofton se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Person i Zhdukur. Zhabar, Mitrovicë 1998/1999. Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vdekjet në vendin e punës, ministri Hoti: Mbi 8 mijë biznese i kemi inspektuar këtë vit

SHBA-ja: Dialogu strategjik u pezullua për kohë të pacaktuar, zhvillohet kur të krijohen kushtet

Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, hidhen tulla dhe sende të forta drejt godinës – forcat policore qëndrojnë brenda oborrit

