LAJME

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 12:53

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

Ajo ka vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gur themeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha ajo.

Shiroka Pula ka theksuar se misioni i KFOR-it ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes, ndërsa ka vënë në pah përgjegjësitë që institucionet e Kosovës kanë marrë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Një mison i cili prej më shumë se 27 vietsh ka luajtur një rol të veçant të rusjtjesë  së paqes, historia e Kosovës ësgtë në një pjesë të rendsishme të saj. Për gjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Partneritetit për Paqe për sigurinë e përgjithshme dhe besimin e publikut.

“Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, tha ajo.

Presidentja ka theksuar se Kosova mirëpret praninë e aleatëve dhe pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.

“Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika