LAJME

SHBA-ja: Dialogu strategjik u pezullua për kohë të pacaktuar, zhvillohet kur të krijohen kushtet

SHBA-ja: Dialogu strategjik u pezullua për kohë të pacaktuar, zhvillohet kur të krijohen kushtet
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 13:00

Zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se dialogu strategjik me Kosovën është pezulluar për kohë të pacaktuar në shtator të vitit të kaluar për shkak të veprimeve të ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë.

Tutje në përgjigjen për KOHËN, thuhet se dialogun strategjik me Kosovën po presin ta zhvillojnë kur të krijohen kushtet e duhura.

“Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim që të zhvillojmë dialogun strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në lidhje me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen për KOHËN.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika