LAJME

Filluan punimet për rregullimin e rrugës “Dervish Salihu” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren

Filluan punimet për rregullimin e rrugës “Dervish Salihu” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 09:50

Të martën, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka filluar punimet për rregullimin e rrugës “Dervish Salihu” në lagjen “Jeta e Re”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkësisë Lokale të kësaj lagje, Shkembin Bytyqi.

Sipas Bytyqit, fillimisht do të bëhet ndërrimi i gypit të ujit, e më pas do të vazhdohet me rregullimin dhe asfaltimin e rrugës.

Ai ka falënderuar Komunën e Prizrenit për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin e këtij projekti në të mirë të banorëve të lagjes, sipas tij.

“Dalëngadalë, vazhdojmë me projekte të tjera për të mirën e lagjes sonë!” – përfundon njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika