Ka së paku pesë vjet që përmendet si projekt kapital, por teleferiku për në Kalanë e Prizrenit nuk gjendet as si projekt. Qeveria e re e këtij qyteti thotë se së shpejti do të nisin procedurat.
Ndonëse në raportet e punës së ish-qeverisjes komunale të Prizrenit thuhet se është hartuar projekti për teleferikun, megjithatë nga kabineti i kryetarit, Shaqir Totaj, kanë theksuar se nuk është trashëguar asnjë projekt për të.





