- Reklama -

Tejkalohet Ligji, Policia ua ndalon kompensimin e punës jashtë orarit zyrtarëve të saj

Qeveria e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Policia në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, zyrtarët policor kanë marrë një letër ku njoftohen nuk do të evidentohet asnjë kompensim.

- Reklama -

Gazeta online Reporteri.net, ka siguruar shkresën që u ka shkuar zyrtarëve policor nga drejtori rajonal i Policisë, Basri Shabani.

“Ju njoftojmë se me urdhër të Drejtorisë Rajonale, asnjë orë kompensim për zyrtarët policor nuk mund të evidentohet në sistemin PRMIS. Orët me kompensim nuk mund të regjistrohen as në rastet kur zyrtarët policor, angazhohen në trajnime të brendshme, ricertifikim apo edhe kur mesin punë jashtë orarit.”, thuhet në shkresë.

Sipas kësaj shkrese zyrtarët policor mund të kompensohen vetëm në rast se angazhohen në ndonjë plan operativ.

“Vetëm në rastet kur zyrtarët policor angazhohen nga Operativa lidhur me ndonjë Plan Operativ në të cilin plan është cekur me shkresë se mund të angazhohen zyrtar policor me Kompensim dhe të plotësohen format e kompensimit.”, thuhet tutje.

“Shtesat përfshijnë, por nuk kufizohen në kompensime për punë të rrezikshme, punën nën stres, kompensime për orar të punës me ndërrime, pagesa gjatë festave, pagesa për punë jashtë orarit, dhe pagesa për caktim në punë të veçantë. Benificionet mund të përfshijnë, por jo të kufizohen në, shpenzimet mjekësore dhe shëndetësore, shpenzimet për trajnimet profesionale dhe teknike,
shpenzimet jetësore për transferim të përkohshëm, pushim me pagesë, kompensimet në rastet e vdekjes, dhe benificionet e pensionit.”, specifikohet në ligj.

Po ashtu në Ligj thuhet se pagat themelore dhe çdo shtesë e autorizuar përcaktohet dhe paguhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin në fuqi dhe me aktet nënligjore.

“Drejtori i Përgjithshëm, me miratim të ministrit mund të përfshijë në buxhetin vjetor të policisë propozimin për shumat që nevojiten të përdoren për pagimin e çfarëdo pagese shtesë të autorizuar me ligj.”, thuhet në Ligjin për Policinë.

Javën që shkoi për mospagesën e shtesave reagoi edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Ata u shprehën të shqetësuar lidhur me vonesën në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë.

” Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme. Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje. Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë. Kjo është e nevojshme për të ruajtur motivimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.”, u tha në reagimin e Sindikatës. /Reporteri.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Tentim vrasje’ në Prizren, arrestohet një person e tjetri vihet në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 24.3.2025...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort