Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit – Sahat Kulla, për nder të Ditës Ndërkombëtare Rome – 8 Prilli, teatri tom “Nexhip Menekshe” ka shfaqur premiera e dramës “Hijet”, të autorit dhe regjisorit prizrenas Kaltrim Balaj.
I pranishëm në premierën e dramës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë dramë bëhet fjalë për një muze arkeologjik i cili mund të ketë një ndjenjë të fuqishme emocionale kur vihen në pah të dhimbshmet e kaluara të njerëzimit. Një prej këtyre historive tragjike që mund të jetë e paraqitur në një muze të tillë është holokausti.






