Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nisur provat për shfaqjen e re teatrore, e cila do të realizohet nën regjinë e Ana Batevas, bazuar në skeçet e dramaturgut Hanoch Levin.
Sipas njoftimit të teatrit, shfaqja do të ndërthurë satirën, komedinë dhe formatin e kabarese, duke sjellë në skenë edhe elemente të absurdit.
Përmes situatave komike dhe paradoksale, produksioni trajton tema universale që lidhen me ekzistencën njerëzore, kuptimin e jetës dhe kërkimin e lumturisë.
Përtej humorit dhe argëtimit, shfaqja synon të nxisë reflektim mbi jetën, zgjedhjet njerëzore dhe arsyet që i shtyjnë njerëzit të vazhdojnë kërkimin e lumturisë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.