Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se gjatë takimit me komandantin e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kolonelin Giuseppe De Blasi, vlerësuan bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, stabil dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Siç bëhet e ditur, në kuadër të këtij bashkëpunimi, ushtarët italianë të ekipit CIMIC të KFOR-it dhuruan pajisje të rëndësishme për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Prizren, përfshirë 200 batanije emergjence, 9 dyshekë spitalorë, një barelë moderne ambulance dhe materiale të tjera mjekësore, donacion i cili thuhet se do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve emergjente për qytetarët.





