LAJME

Shoqata ESNAF pret në Prizren kryetarin e Komunës së Havzës, Murat İkiz

Shoqata ESNAF pret në Prizren kryetarin e Komunës së Havzës, Murat İkiz
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2026, 21:36

Shoqata “Esnaf” ka mirëpritur në Prizren kryetarin e Komunës së Havzës, në kuadër të Bashkisë Metropolitane të Samsunit në Turqi, Murat İkiz, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion dhe İzzet Altuntaş.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve të biznesit të Kosovës dhe Turqisë.

Përmes një njoftimi, kjo shoqatë ka vlerësuar rëndësinë e takimeve të tilla për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mirënjohje për vizitën e delegacionit turk.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika