Drejtoria e Arsimit në Prizren ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Dukagjini.
Drejtoresha, Luljeta Veselaj Gutaj, ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është vendosja e një partneriteti strategjik dhe institucional ndërmjet DKA-së dhe Akademisë për ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar në komunën e Prizrenit.





