PRIZRENI ME RAJON

Të shtunën marshohet në Prizren, në mbështetje të Bosnies

Të shtunën marshohet në Prizren, në mbështetje të Bosnies
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2022, 18:15

Të shtunën më 15 janar, më fillim nga ora 13, do të protestohet përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, në përkrahje të Bosnie e Hercegovinës.

Marshi mbështetës po bëhet në kuadër të krizës politike dhe prtoestave të shumta tash e disa ditë në Bosnie.

Marshi është ftuar nga Iniciativa NASA, e cila thotë se nisma e tyre po bëhet për të kundërshtuar ndarjen e Bosnies.

“Në momentet kur rishfaqen idetë për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, ku glorifikohen kriminelët e dënuar të luftës dhe kërcënohen sërish armët dhe konfliktet, nuk mund dhe nuk guxojme të heshtim. NAŠA por fton të gjithë boshnjakët, por edhe njerëzit e tjerë, pa dallim përkatësie politike dhe dallime të tjera të mundshme, të bashkohen me ne marsh!” thuhet në njoftimin e Iniciativës.

Bashkë me thirrjet për marsh, është thirrur edhe respektimi i masave anti-COVID.

Marshi i nisur nga shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, do të drejtohet kah Shadërvani, ku përfaqësuesit e organizatorëve do t’u drejtohen qytetarëve të mbledhur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika