- Reklama -

“Të paktën një lule të mund t’ia lë te varri”, rrëfime nga Krusha

Ndonëse nuk ka shpresë se është gjallë, Arben Nalli nga Krusha e Madhe, pret që një ditë t’i kumtohet lajmi për fatin e babait të vet të zhdukur. Ai po pret që 26 vjet, shkruan KosovaPress.
Më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit, nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Krusha u shndërrua në një vatër të dhimbjes dhe tragjedisë. Shqiptarët e pafajshëm, burra dhe fëmijë u vranë dhe masakruan nga forcat policore serbe.
Nga kjo masakër mbeten të zhdukur edhe 60 persona, në mesin e tyre edhe Gani Nalli.
Derisa eshtrat e tre vëllezërve të Gani Nallit prehen në varrezat e Krushës së Madhe, shkruan KosovaPress.

- Reklama -

Arben Nalli 44 vjeçar, rrëfen për KosovaPress e babain e tij e pa për herë të fundit pikërisht kur ai ishte në këtë moshë.

“Nuk kam fjalë [që do t’i kisha thënë babait] veç t’i shihte nipat e tij. Sot e trashëgon emrin e tij djali im. Djali krenar është por shpesh pyet, çdo përvjetor, si i morën, ku mbetën, pse nuk po gjenden, më bënë pyetje, këto ditë më shumë. Djalit kurrë nuk i kam treguar se është i vrarë. Ende mendon se një ditë do të kthehet gjyshi. I kam thënë që ka shkuar me shokë. Unë nuk mendoj se është i gjallë, por të paktën eshtrat, një lule t’ia vendos sikur tre vëllezërve të babait. Babai ka qenë vëllai më i madh prej axhallarëve, sepse 6 kanë qenë, 4 vëllezërit e mëdhenj janë të vrarë dhe dy kanë shpëtuar”, thotë Nalli.

Edhe Fiqirie Zylfiu nga Krusha e Vogël tregon se djali i saj mbeti pa baba që kur ishte nëntë javësh, pas masakrës në fshatin Krushë të Vogël, 26 vjet më parë.

Ajo tregon se në masakrën e marsit të vitit 1999, iu vranë bashkëshorti dhe babai e vëllai i tij.
Në përvjetorin e 26 të kësaj masakre, ajo thotë se çdo ditë po bëhet më e mërzitshme e më e vështirë për të.
“Dita secilën herë po doket më e mërzitshme, secilën herë. Djalin e kam pas te vogël. Tash është rritur dhe martuar. Veç ditë e vështirë është shumë për neve. I gjetur është burri dhe vjehrri, kunatin ende se kemi gjetur. Nuk po mundem të flasë. Një djalë e kam, nëntë javësh e kam pasur [kur ma kanë vrarë burrin]. Tani është rritur djali. Për mua vështirë ka qenë. Këta që kanë shkuar të rinj. Më shumë nuk mund të flas”, thotë Zylfiu, transmeton KosovaPress.

Fatin e babait të Arben Nallit dhe familjarëve të Fiqirie Zylfiut e kanë pasur edhe dhjetëra burra të Krushës, kur nga datat 25, 26, dhe 27 mars i vitit 1999, forcat serbe kryen krim gjenocidal në këtë vend.
Krusha sot ka pritur njerëz nga vende të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë 26 vjet më parë. /Z.Zeneli

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Tentim vrasje’ në Prizren, arrestohet një person e tjetri vihet në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 24.3.2025...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort