Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare, njofton se, në kuadër të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar.
Të dielën dhe të hënën nga ora 18:00- 07:00 do të bllokohet për qarkullim një pjesë e rrugës “ Adem Jashari” në Prizren

Rrugët alternative për qarkullim të pjesmarrësve në trafik do të jenë rruga “Saraqët” (në drejtim të Shtëpisë së Kulturës) dhe rruga “Sheshi i Lidhjes” (rruga për Prevallë).
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që projekti të realizohet sipas planit të paraparë, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

