PRIZRENI ME RAJON

Superkupa Mbarëkombëtare e femrave mbahet në Prizren

Superkupa Mbarëkombëtare e femrave mbahet në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2022, 15:43

Liga Unike ka njoftuar se Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të mbahet në Prizren, në bashkëpunim me KBF Bashkimin.

Në këtë garë do të marrin pjesë kampionet dhe fituesit e Kupave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Turneu do të organizohet më 26-27 tetor në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ndërsa do të marrin pjesë Bashkimi i Prizrenit, Penzës e Pejës, Flamurtari i Vlorës dhe Partizani i Tiranës.

Në sfidën e parë do të përballen Flamurtari-Partizani, kurse në atë të dytë Penza-Bashkimi. Në edicionin e kaluar kishte triumfuar Penza, turne që ishte zhvilluar në Vlorë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika