PRIZRENI ME RAJON

Sulmoi zyrtarin policor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Sulmoi zyrtarin policor në Prizren, arrestohet i dyshuari
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 10:02

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka sulmuar një zyrtar policor.

Ai dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në Prizren, e pastaj kishte fyer e sulmuar zyrtarin policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një aksidenti të  trafikut, nën ndikim të alkoolit i dyshuari poashtu ka fyer dhe sulmuar zyrtarin policor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika