Në media u raportua për një ngjarje të tmerrshme të ndodhur sot në Prizren, ku pas një konflikti në komunikacion, pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor.
Lajmin e konfirmoi për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja teksa i dyshuari ende nuk ishte kapur.





