Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Prizren, në kuadër të lëndës “Materialet në Arkitekturë”, të udhëhequr nga asistenti i lëndës, Driton Kryeziu, kanë realizuar një vizitë punë në kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar” në Prizren.
Studentët përgjatë kësaj vizite u mirëpritën nga drejtori i kompanisë “Vëllezërit e Bashkuar”, Sefer Susuri, ku patën rastin të njihen me të arriturat e kompanisë, si dhe me rrugëtimin e saj ndërvite.







