PRIZRENI ME RAJON

Kuvendi i Prizrenit thërret mbledhje të jashtëzakonshme për deklaratën lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Kuvendi i Prizrenit thërret mbledhje të jashtëzakonshme për deklaratën lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2026, 12:10

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 1 tetor 2026, duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, ndërsa në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit lidhur me aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rend dite i Kuvendit: https://rb.gy/w5k2nd

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika