LAJME

Kosova mposhtet 3:1 nga Austria në Vjenë

Kosova mposhtet 3:1 nga Austria në Vjenë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2026, 20:02

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje 3:1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Vjenë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Austria e kontrolloi më mirë lojën dhe krijoi më shumë raste gjatë takimit. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 23-të me Affengruber, ndërsa Adamu shënoi për 2:0 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Austria vazhdoi dominimin dhe Chukwuemeka realizoi për 3:0 në minutën e 61-të. Kosova arriti të reagojë vetëm në fund të takimit, kur Edon Zhegrova shënoi në minutën e 83-të për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore, Austria ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kosova mbetet me 3 pikë.

🇽🇰 Dardanët tani fokusohen te ndeshja e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet pas tri ditësh në Debrecen të Hungarisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika