Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët përmes dhënies së bursave të ndryshme. Në mesin e 31 shpresave olimpike ndodhen edhe sportistët nga Prizreni, Sara Susuri- atletikë, Fatih Karabaxhaku- Ping pond he basketbollistet, Merisa Bilalli dhe Yllza Uka. Këtë herë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për të çuar në 31 nga 25 sosh, numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2023.Bursistët iu takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë 150 euro në muaj.Në muajin dhjetor 2022, komisioni i sportit kishte bërë një tjetër përzgjedhje, prej 10 bursistëve, të cilët do të mbështeten direkt nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Shpresat Olimpike 2023
Fatjona Kasapi (xhudo)





