PRIZRENI ME RAJON

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2020, 17:45

Në spitalet e Kosovës momentalisht janë të shtrirë 640 pacientë, 401 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 74 që kanë rezultuar negativ me këtë virus dhe 165 pacientë që ende nuk dihet nëse janë pozitiv apo jo.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 198 pacient, pastaj Spitali i Gjakovës me 105 pacientë, Spitali i Pejës me 127 pacientë, Spitali i Gjilanit me 97 pacientë, Spitali i Vushtrrisë me 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës me 32 pacientë dhe Spitali i Ferizajit me 67 pacientë.

Zyrtari për informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka deklaruar se kanë rritje të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ai ka thënë punëtorët shëndetësorë janë të angazhuar maksimalisht, derisa ka bërë të ditur se në spital kanë 536 shtretër, 463 prej të cilëve janë në sistem me oksigjen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika