LAJME

Humb jetën 21-vjeçarja, u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit

Humb jetën 21-vjeçarja, u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2026, 19:45

Një 21-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 20:25 pasi u godit nga një automjet në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 Policia është njoftuar nga spitali se ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Bytyqi ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Sot, më datën 16.09.2026, rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren.

Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Bytyqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika