Shtabit Komunal për fushatën e korrje -shirjeve mbajti takimin e parë, ku i shqyrtoi të gjitha mundësitë dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë fushatës së korrje – shirjeve në tërë territorin e Komunës së Malishevës.
Në këtë takim prezent ishte edhe nënkryetari i Komunë së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku kërkoi nga anëtarët e shtabit komunal të jenë aktiv në zbatim të planit operacional për korrje -shirje që është hartuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës duke u bazuar edhe në rekomandimet e planit të qeverisë qendrore.
Nga ky takim dolën me këto rekomandime të cilët do të zbatohen nga kombajnerët dhe fermerët.





