Xhaver Rexhmati,shef i shërbimeve mbështetëse nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Kukës ka deklaruar për TV Prizrenin se do të vaksinohen 208 bluza të bardha me Aztrazeneca.
Sot, në mëngjes në qytetin e Kukësit ka filluar vaksinimi i 208 mjekëve nga Kosova

Javën e kaluar pikërisht në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësor të vijës së parë në parandalimin të pandemisë. Procesi i vaksinimit është duke vazhduar në rregull, të vaksinuarit e parë nuk kanë patur ankesa apo ndonjë efekt anësorë.

Vaksinimi ka filluar me kohë gjatë mëngjesit të sotëm ndërsa mjekët në mënyr të organizuar po vazhdojnë të vijnë në njësin e vaksinimit këtu në Kukës, ka deklaruar për Televizionin e Prizrenit, Xhaver Rexhmati.
Vlen të theksohet se sot, në pikat kufitare ka edhe fluks të shtuar të qytetarëve të Kosovës që shkojnë në Shqipëri për fundjavë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

