LAJME

Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 09:54

Dy të rinj nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëvendësit do t’u japin lamtumirën e fundit.

Varrimi i Leart Morinës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq, ndërsa ceremonia mortore e Berhan Zekës do të mbahet në të njëjtat varreza, në orën 15:00.

Aksidenti tragjik ndodhi më 15 nëntor, në rrugën B311, në afërsi të qytetit Erbach, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, në aksident u përfshinë disa automjete, ndërsa tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Ngjarja e rëndë ka tronditur familjet e të ndjerëve, të afërmit dhe të gjithë shqiptarët, të cilët sot do t’i përcjellin dy të rinjtë në banesën e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika