LAJME

Kuvendi i Kosovës voton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës voton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 08:52

Pas një debati disaorësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar me 61 vota në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.

Pozita vlerësoi se ky buxhet është në funksion të zhvillimit të Kosovës dhe ofron mundësi më të mira për vendin dhe zhvillimin e tij.

Ndërsa opozita tha se ky nuk është buxhet zhvillimor, duke adresuar kritika ndaj pozitës për këtë projektligj./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika