LAJME

Zihet në flagrancë duke hedhur mbeturina në Vlashnje, gjobitet me 200 euro

Zihet në flagrancë duke hedhur mbeturina në Vlashnje, gjobitet me 200 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2026, 23:16

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka gjobitur me 200 euro një banor të fshatit Vlashnje, me inicialet B.H., pasi është zënë në flagrancë duke hedhur mbeturina inerte në natyrë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 17 nëntor, në vendin e quajtur “Mrizi” në Vlashnje, ku personi është kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.

Kohëve të fundit, Inspektorati ka intensifikuar kontrollet në zona të ndryshme të Prizrenit, me qëllim parandalimin e ndotjes së mjedisit. Për personat që hedhin mbeturina në hapësira publike dhe në natyrë, nuk do të ketë tolerim, ndërsa ndaj shkelësve do të shqiptohen gjoba të larta.

TV Prizreni ka raportuar edhe më parë për ndotjen e mjedisit në zonën e Vlashnjes, ku persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina në pika të ndryshme dhe më pas u kanë vënë flakën atyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika