PRIZRENI ME RAJON

Sot fillojnë punimet infrastrukturore tek trekëndëshi në afërsi të Lidhjes së Prizrenit

Sot fillojnë punimet infrastrukturore tek trekëndëshi në afërsi të Lidhjes së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2021, 10:01

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Drejtoria për Shërbime Publike  për shkak të punimeve të realizuara në kuadër të projektit ‘’Rregullimi i infrastrukturës në rrugën Kosova’’ nga sot do të fillojnë punimet infrastrukturore tek trekëndëshi në afërsi të Lidhjes së Prizrenit (udhëkryqi që ndahet për drejtim të lagjes Kurillë dhe Prevallë).

Në fotografinë e mëposhtme gjendet rruga e bllokuar, ku do të zhvillohen punimet dhe rruga alternative, ku qytetarët mund të qarkullojnë me automjete.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika