Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha të mërkurën se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në dialog.
Sorensen shkroi në X pasi vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
- Reklama -
Ai tha se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është domosdoshmëri humanitare.
“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Familjet ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre…. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen. /Telegrafi/
- Reklama -