Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Isufi ka thënë se ndihet i nderuar për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të vazhdojë të përmbushë detyrën me përkushtim.
“Me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam emëruar Këshilltar Ushtarak i saj.
Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.