LAJME

Të rinjtë në Prizren diskutojnë për mbrojtjen e natyrës dhe restaurimin e ekosistemeve

Të rinjtë në Prizren diskutojnë për mbrojtjen e natyrës dhe restaurimin e ekosistemeve
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2026, 11:20

OJQ “EC Ma Ndryshe” organizoi shfaqjen e një filmi dokumentar mjedisor, ku morën pjesë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme të qytetit.

Sipas njoftimit të organizatës, përmes dokumentarit u trajtua rëndësia e mbrojtjes së biodiversitetit, restaurimit të ekosistemeve të dëmtuara dhe përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e natyrës.

“Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e pasurive natyrore.” – thuhet në njoftim.

Pas shfaqjes, u mbajt diskutimi, gjatë të cilit u trajtua gjendja e biodiversitetit në Kosovë, nevoja për iniciativa të restaurimit ekologjik dhe mundësitë për zbatimin e tyre në Kosovë.

Siç bëhet e ditur, gjatë diskutimit u ndanë edhe përvoja nga vende të tjera lidhur me metodat e pyllëzimit dhe mirëmbajtjen e pyjeve, duke evidentuar praktika që mund të shërbejnë si shembuj për Kosovën.

“Aktiviteti u përmbyll me mesazhin se mbrojtja e natyrës dhe ruajtja e biodiversitetit kërkojnë angazhim të përbashkët, ndërsa përfshirja e të rinjve është e rëndësishme për ndërtimin e një qasjeje më të përgjegjshme ndaj mjedisit.” – njofton EC Ma Ndryshe.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika