Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është gati për ndeshjen sonte ndaj Zvicrës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër “Helvetikëve”. Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit.
Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve.
Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim. Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.