PRIZRENI ME RAJON

Shtylla elektrike në prag të rrëzimit në hyrje të fshatit Dobrusht, kërkohet intervenim

Shtylla elektrike në prag të rrëzimit në hyrje të fshatit Dobrusht, kërkohet intervenim
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 09:09

Ndryshimi i motit, shkaktoi dëme në shumë fshatra në Komunën e  Prizrenit.

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm gjatë ditës së djeshme, ka dëmtuar disa shtylla elektrike në fshatin Dobrusht.

Banorët e këtij lokaliteti për TV Prizrenin, ka bërë të ditur se në këtë fshat, era e fortë dhe shiu i kanë dëmtuar disa shtyllat elektrike në hyrje të fshatit.

Ata i bëjnë thirrje KEDS-it që sa më parë të intervenohet në rregullimin e këtyre shtyllave sepse po paraqesin rrezikshmëri për kalimtarët dhe banorët e këtij lokaliteti thonë ata./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika