Gjyjkata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për aprovimin e tarifave të reja.Me këtë aktvendim, Gjykata ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.
Në lidhje me këtë vendim Partia Demokratike e Kosovës sot ka paralajmëruar konferencë për media ku do të flasin tre zyrtarë të saj: Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar, Ferat Shala, Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Blerand Stavileci, anëtar i Kryesisë.Tarifat e reja të energjisë kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt 2022.Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.





