Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë në “Air Albania” në raundin e pestë të Grupit 1 në Ligën B të Nations League.
Një ndeshje e kujdesshme për të dyja skuadrat, por që në pjesën e parë pa skuadrën çeke të ndalet nga traversa në dy momente.
Në pjesën e dytë formacioni kuqezi u tregua më kërkues, iu afrua golit, sidomos me Laçin, por në të gjitha rastet konkretizimi i aksioneve nuk ishte i duhuri. Gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, duke lënë gjithçka të hapur në këtë grup, me kuqezinjtë në kuotën e 7 pikëve, aq sa Gjeorgjia, ndërsa Çekia ndodhet në kuotën e 8 pikëve. Ukraina është me 5 pikë.