LAJME

Gjini: Partitë i kanë hapur dyert për të dalur nga kriza, por pushteti i ka mbyllur

Gjini: Partitë i kanë hapur dyert për të dalur nga kriza, por pushteti i ka mbyllur
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2026, 17:28

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se pavarësisht mundësive të ofruara nga partitë politike për dalje nga kriza, ata nuk po pranojnë t’i shfrytëzojnë ato.

Në një konferencë për media, Gjini tha se jo vetëm Aleanca, por edhe partitë e tjera kanë ofruar mundësi për tejkalimin e situatës politike.

“Sado që hapen dyer për uzurpatorët e pushtetit sot, ata nuk duan të kalojnë në ato dyer, duan vetë t’i mbajnë të mbyllura. Jo vetëm Aleanca, por edhe partitë e tjera kanë ofruar dyer për të dalë prej krizës. Këta njerëz mendësinë e vet e kanë me mashtru opinionin”, tha Gjini.

Ai kritikoi gjendjen politike dhe institucionale në vend, duke deklaruar se Kosova është shndërruar në të vetmin vend në Evropë që, sipas tij, i ngjan vendeve të botës së tretë.

Deklaratat e Gjinit u bënë gjatë konferencës së sotme për media, ku ai foli për situatën aktuale politike në vend.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika