LAJME

Spitali i Prizrenit prezanton Planin e Veprimit Institucional 2026–2029

Spitali i Prizrenit prezanton Planin e Veprimit Institucional 2026–2029
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2026, 16:32

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Profesional, ku është prezantuar Plani i Veprimit Institucional për periudhën 2026–2029.

Plani, i prezantuar nga drejtori ekzekutiv MSc. Osman Hajdari, përfshin 5 objektiva strategjike dhe 189 aktivitete, të fokusuara në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, zhvillimin profesional të stafit, përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve, avancimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e shërbimeve të reja.

Në takim u prezantuan edhe Dokumenti i Rendit Shtëpiak, Procedurat Standarde të Infermierisë dhe raporti për fazën e dytë të DDD-së.

Anëtarët e Këshillit Profesional shprehën gatishmërinë për zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve të përcaktuara, duke e vlerësuar planin si një hap të rëndësishëm për forcimin e koordinimit dhe zhvillimin institucional të spitalit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika