Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arjan Tahiri, ka vizituar sot zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prizren, ku është diskutuar për sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen kategoritë e dala nga lufta.
Gjatë takimit, OVL e UÇK-së kërkoi që përmes Kuvendit të Kosovës të iniciohet sa më shpejt procedura për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta, me qëllim të trajtimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre.





